Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë

Autori

  • Holta Seferi

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi1.4693

Abstract

Masat e sigurimit janë veprime procedurale që heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal. Ato kanë si qëllim të parandalojnë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të atij që ka kryer një vepër penale, të pengojnë shmangien e tij nga procedimi, përpjekjet që ai mund të bëjë për të vënë në rrezik marrjen e provës ose vërtetësinë e saj, si dhe të garantojnë shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vepra penale. Liria e personit është e drejtë e mbrojtur në Kushtetutë, që mund të kufizohet vetëm me ligj, në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar kufizimin, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi nuk mund të cenojë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Masat e sigurimit aplikohen për shkaqe dhe kritere të përcaktuara në mënyrë të qartë në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga gjykatat e të gjitha shkallëve. Ky punim synon të paraqesë kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit personal, duke u ndalur në trajtimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore, lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave për caktimin e masave të sigurimit. Metodologjia e përdorur në këtë punim ka të bëjë me analizën ligjore të ligjit procedural penal mbi zbatimin e masave të sigurimit, kryesisht personal, si dhe studimi dhe analiza e rasteve praktike të gjykatave tona lidhur me caktimin drejtë të masave të sigurimit personal, duke respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara nga ligji procedural penal.

Parole chiave:

masë sigurimi, Kushtetuta, vendim, Gjykata e Lartë, procedim, vepër penale.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

  1. Në nenin 15, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka sanksionuar se: “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pa dhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”, neni 27, c “askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale, ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale, ose largimin e tij pas kryerjes së saj”.

  2. Neni 17, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

  3. Nenet 228 e 229 parashikojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme për caktimin e masës së sigurimit.

  4. Neni 27 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka parashikuar të gjitha rastet e kufizimit të lirisë së personit.

  5. Neni 228 i Kodit të Procedurës Penale parashikon kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal.

  6. Vendimi nr. 99, datë 26.07.2005 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

  7. Neni 229 i Kodit të Procedurës Penale ka parashikuar kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal.

  8. Vendim nr. 258, datë 29.10.2008 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

  9. Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale.

  10. Vendimi nr. 119, datë 30.05.2008 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

  11. Citojmë dispozitën e nenit 244 (Kërkesa për caktimin e masave të sigurimit) të K.Pr.Penale, ku përcaktohet se: “1. Masat e sigurimit vendosen me kërkesën e prokurorit, i cili i paraqet gjykatës kompetente arsyet ku bazohet kërkesa. Vendimi merret në dhomë këshillimi dhe jepet i arsyetuar”.

Downloads

Pubblicato

2024-05-31

Come citare

Seferi, H. (2024). Masat e sigurimit dhe disa aspekte të zbatimit në praktikë. Optime, (1), 81–90. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4693

Fascicolo

Sezione

Artikuj