Nga kurimi i rastisjes te kurimi i shkatërrimit

Autorët

  • Sonja Lau

DOI:

https://doi.org/10.71398/as.v19i19.491

Abstract

E dashur Sonja
Unё qё ju shkruaj jam Jonida Gashi, Pёrgjegjёse e Departamentit tё Studimit tё Artit pranё Institutit tё Antropologjisё Kulturore dhe Studimit tё Artit nё Tiranё, pjesё e Akademisё sё Studimeve Albanologjike. […] pati mirёsinё tё mё pёrcjelli adresёn tuaj tё email-it.
Sё pari, shpresoj qё po e pёrballoni mirё kёtё situatё pandemike. Kёtu nё Shqipёri, ne sapo kemi filluar tё dalim ngadalё nga njё karantinё shumё e ashpёr dhe psikologjikisht dёrrmuese. Po e pёrmend kёtё edhe pёr faktin se lidhet me arsyen pse po ju shkruaj sot. Mё lejoni tё dal drejt e nё temё.
Aktualisht, jam nё procesin e finalizimit tё listёs sё autorёve dhe shkrimeve pёr numrin e ardhshёm tё revistёs S d pё artin, e cila ёshtё njёra prej dy revistave qё botohen nga Instituti i Antropologjisё Kulturore dhe Studimit tё Artit (tjetra ёshtё revista Antropologjia). Ky do tё jetё numri i parё i revistёs i redaktuar prej meje, dhe pjesa tematike do tё fokusohet te raporti mes artit postsocialist/bashkёkohor dhe arkivit, kuptuar gjerё. Unё dёshiroj tё tё ftoj qё tё kontribuosh njё shkrim pёr pjesёn jo-tematike tё revistёs e cila, duke marrё shkas situatёn aktuale globale, do tё fokusohet te pandemia e COVID-19 dhe bota “postkovidiane”.
Specifikisht, dua t’ju ftoj qё tё shtjelloni mё tej tezёn tuaj mbi “kurimin e rastisjes”, veç kёsaj rradhe pёrtej kufijve tё njё ekspozite tё vetme dhe nё kuadrin e pandemisё sё COVID-19. Nё recensёn tuaj tё ekspozitёs Tirana Patience, ju e pёrkufizoni “kurimin e rastisjes” si diçka e ngjashme me “rregullimin e njё situate nё mёnyrё tё tillё qё asaj t’i jepet mundёsia tё flasi me gojёn e saj”. Mё duhet tё pranoj se pёrkufizimi juaj mё pёlqen tej mase. Megjithatё, edhe gjatё kohёs qё po e lexoja recensёn tuaj, mё bёri pёrshtypje se njё tёrmet i magnitudёs 6.4, ashtu si dhe shpёrthimi pandemik i njё virusi derimё tani tё panjohur, e sfidojnё ose tё paktёn shkojnё pёrtej tё qenurit thjesht rastitje. (Pёr shembull, nёse magnituda e tёrmetit tё 26 dhjetorit 2019, do tё kishte qenё pak mё e madhe ose nёse epiqendra e tij do tё kishte qenё pak mё afёr Tiranёs, ka shumё mundёsi qё nuk do tё kishte mbetur njё ekspozitё pёr t’u recensuar.) Thёnё ndryshe, ndonёse ёshtё mёse e vёrtetё se artistёt, kuratorёt, galeritё, muzeumet e kёshtu me rradhё, veprojnё nё kushtet e njё pasigurie qё sa vjen e rritet, njё gjёmё si pandemia e COVID-19, fare lehtё mund tё shkatёrrojё gjithçka qё i del pёrpara. Nё fakt, unё mendoj se kjo pandemi do tё bёhet shkak pёr shpёrfaqjen e asaj qё po e quaj “kurimi i shkatёrrimit”. Pyetja ime pёr ty ёshtё: cili ёshtё ndryshimi midis “kurimit tё rastisjes” dhe atij qё unё sapo e quajta “kurimi i shkatёrrimit”? Ose, nё ç’moment apo nё ç’pikё kalojmё nga “kurimi i rastisjes” nё “kurimin e shkatёrrimit”? Gjithashtu, cila ёshtё dobia politike(nёse ajo, nё fakt, ekziston) e njё qasje kuratoriale qё ka pёr horizont shkatёrrimin?
Ju lutem mё thoni nёse kjo temё ju intereson. Nё tё kundёrt, mё thoni edhe nёse ka ndonjё temё tjetёr qё po digjeni ta trajtoni.
Mbetem nё pritje tё pёrgjigjes tuaj,
Gjithё tё mirat,
Jonida

Keywords:

art bashkёkohor, veprimtari kuratoriale bashkёkohore, kurimi i rastisjes, kurimi i shkatёrrimit, COVID-19

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2022-07-09

How to Cite

Lau, S. . (2022). Nga kurimi i rastisjes te kurimi i shkatërrimit. Studime për Artin, 19(19), 105–123. https://doi.org/10.71398/as.v19i19.491