Vendosja e popullatës muhaxhire në gallapin e Prishtinës

Autorët

  • Arben Berisha Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v12i29-30.3853

Abstract

Pozita e shqiptarëve gjatë luftërave osmane-ruse të viteve 1877-1878 ishte shumë e rënd, e cila i dërgonte ata në një pozicion mjaft të vështirë mbijetese. Popujt sllavë të Ballkanit, të mbështetura nga Perandoria Ruse, sulmuan territoret osmane në Ballkan duke i detyruar që të tërhiqen nga zonat që përfshiu lufta. Këtu më të dëmtuarit ishin popullata vendase apo shqiptarët, të cilët ishin etiketuar si turq dhe si të këtillë u plaçkiten, u terrorizuan, u vranë dhe i detyruan të shpërngulen nga trojet e tyre. Në këtë punim pasqyrohet vendosja e popullatës muhaxhirë në Gallapin e Prishtinës dhe lëvizjet e tyre nëpër këtë territor duke kërkuar një hapësirë të përshtatshme dhe kushte më të mira për të jetuar. Vendosja e tyre për të jetuar në këtë zonë ndodhë atëherë kur e kuptojnë se më nuk mund të ktheheshin në tokën e tyre të më hershme. Muhaxhirët e vendosur në Gallap mund edhe të mos jenë të gjithë të luftës së ndodhur gjatë viteve 1877-1878, por që në mesin e tyre ka familje të cilat janë ballafaquar edhe më herët me shpërnguljet e para të ndodhura qysh nga Pashallëku i Beogradit e që ishin vendosur në Sanxhakun e Nishit, e së fundi bashkë me popullatën nga Vranja, Nishi, Leskofci, etj. detyrohen të lëvizin në drejtim të Kosovës, ku stacioni i parë i vendosjes së tyre sigurisht se ishte edhe Gallapi i Prishtinës ku përpiqen të strehohen fillimisht dhe pastaj të kërkojnë kushte më të mira për jetesë. Kjo sigurisht se nuk ka qenë e lehtë, sepse ata janë vendosur në tokat e pronarëve të më hershëm, e me këtë u bë zvogëlimi i kullosave, etj. Shumë nga muhaxhirët, të cilët qëndronin ekonomikisht më mirë, nuk u ndalën në Gallap por vazhduan për në Shkup e shumë të tjerë drejt Turqisë.

Keywords:

Muhaxhirë, vendosje, fshati, familje

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Arben Berisha, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

PhD Candidat, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Republika e Kosovës. Fakulteti Filozofik, Departamenti: Histori, Niveli i studimeve Phd. Mob. . +38344458727, Email. hetiti@hotmail.de  & arben.berisha9@student.uni-pr.ed,  Oricid: 0009-0002-5754-6736

References

  1. Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Katalog i Ekspozitës, Dëbimi i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/78. Prishtinë: 2018.

  2. Avdyli, Merxhan, and Veli Kryeziu. "Historical, cultural and musical analysis of folk songs about the Çanakkale battle in Albanian music folklore: Albanian teachers’ opinions." Rast Müzikoloji Dergisi 10, no. 2 (2022): 289-309, 10.12975/rastmd.20221028

  3. Berisha, Arben, “Muhaxhirët në Gallapin e Prishtinës”, Temë diplome. Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, 2005.

  4. Berisha, Ali Sh, Gallapi i Prishtinës II (1980-1912). Prishtinë: 2009.

  5. Brestovci, Meliha, and Arsim Sinani. "Comparative analysis of English prepositions in and on translated into Albanian." Journal of Language Teaching and Research 13, no. 3 (2022): 462-470. https://doi.org/10.17507/jltr.1303.02

  6. Uka, Sabit, Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë (1878-1912). Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1994.

  7. Uka, Sabit. Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1877-1878). Prishtinë:1994.

  8. Harta Kadastrale e Kosovës, Drejtoria e Gjeodezisë në Prishtinë, përpunoi Enti për Kartografi “Geokarta”, Beograd: 1980.

  9. Sallahu Emin, Intervistë personale. 24.02.2021

  10. Sinani, Arsim, and Veli Kryeziu. "Yugoslav Totalitarian Society, Discrimination Against Albanian and Bulgarian Minorities in Macedonia." Балканистичен Форум, 32/2023, Nr. 3, pp. 167-185. https://doi.org/10.37708/bf.swu.v32i3.9

  11. Sinani, Arsim, and Rrezehana Hysa. "Mehmet Pashë Deralla, kalorësi i pamposhtur i Shqipërisë." Diskutime 7, no. 23 (2018): 140-163.

  12. Demolli, Jakup, 76 vjeçar i intervistuar nga Ali Sh. Berisha në vitin 2005.

  13. Taliri, Azem, Intervistë me telefon – mesengjer. Prishtinë, 28.02.2021

Downloads

Published

2024-02-07

How to Cite

Berisha, Arben. 2024. “Vendosja E popullatës Muhaxhire Në Gallapin E Prishtinës”. Diskutime 12 (29-30):18-31. https://doi.org/10.58923/diskutime.v12i29-30.3853.