Koha dhe problemi i lexueshmërisë në artin bashkëkohor të imazhit lëvizës
DOI:
https://doi.org/10.71398/as.v18i18.483Abstract
Dëgjojmë shpesh të thuhet se imazhi lëvizës ka një marrëdhënie të privilegjuar me kohën, dhe kjo vlen sidomos për imazhet e fiksuara në pelikul. Për shumëkënd, historianë, studiues e teoricienë të kinemasë dhe jo vetëm, pelikula vazhdon të ketë një marrëdhënie të privilegjuar me kohën, edhe pse teknologjitë e reja digjitale e kanë nxjerrë atë efektivisht jashtë përdorimit. Për shembull, Laura Mulvey shkruan në faqet e para të Death 24x a Second se: “Në mënyrë të pashmangshme, teknologjitë e reja digjitale i kanë dhënë një domethënie dhe një rëndësi të re përfaqësimit të realitetit, duke precipituar një rikthim tek teoria semiotike e indeksit.”2 Në këtë pasazh Mulvey ka parasysh sistemin semiotik të Charles S. Pierce, i përbërë nga ikona, simboli dhe indeksi.



