Surprizat e një arkivi

Mbi trashëgiminë fotografike të Kolë Idromenos

Autorët

  • Agron Mesi

DOI:

https://doi.org/10.71398/as.v20i20.509

Abstract

Ky artikull merr përsipër të bëjë të ditur një fakt, por, njëkohësisht, dhe një fat të rrallë: prezencën e pjesës më të madhe të krijimtarisë fotografike të Kolë Idromenos si pjesë e arkivit fizik të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Një e dhënë e tillë, deri më tani, mbase nuk ka depërtuar aq sa duhet si informacion në arealin studimor shkencor të kohës, dhe, aq më tepër, jo ashtu si duhet, në mënyrë që ky arkiv të jetë i aksesueshëm për këdo që ka interes. Bëhet fjalë për kufizimet e mëdha që paraqet në përgjithësi kontakti i drejtpërdrejtë me ekzemplarët fizikë të një arkivi, një kufizim i drejtë ky, i justifikuar për arsye ruajtjeje e standarde konservimi. Me qëllim eliminimin e një barriere të tillë, një lajm i mirë është nisma e iniciuar kohët e fundit pranë këtij instituti, me qëllim digjitalizimin e plotë të materialit arkivor, të negativëve dhe stampimeve që mbajnë autorësinë e Kolë Idromenos dhe krijimin e platformës online për aksesimin e lirë të tyre.

Keywords:

Kolë Idromeno, fotografia, moderniteti, realizmi, trashëgimia kulturore, IAKSA, arkivi, digjitalizimi

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2023-01-31

How to Cite

Mesi, A. (2023). Surprizat e një arkivi: Mbi trashëgiminë fotografike të Kolë Idromenos. Studime për Artin, 20(20), 75–107. https://doi.org/10.71398/as.v20i20.509

Numër

Section

Artikuj